Brendi i veshjeve “Një në tre”

Fillimi i javës në emisionin "Radar" me Edita Doli në Radio Dukagjini ka filluar me kauzën e shitjeve të brendit të veshjeve “Një në tre” nga fondacioni "Jahjaga" që ndihmon në pavarësimin e grave që kanë përjetuar dhunë në familje. E ftuar në emision për të dhënë më shumë detaje ishte Brikena Avdyli

Moderatorja e emisionit "Radar" Edita Doli dhe Brikena Avdyli nga brendi i veshjeve "Një në tre"

Në emisionin “Radar” me Edita Doli në Radio Dukagjini, këtë të hënë ishte e ftuar Brikena Avdyli nga fondacioni Jahjaga për të folur më shumë rreth kauzës së shitjeve të brendit të veshjes “Një në tre”, nga ky fondacion, i cili ndihmon në pavarësimin e grave që kanë pasur dhunë në familje.

“Një në tre” është krijuar më qëllim të vetëdijësimit të njerëzve për dhunën në familje pasi sipas statistikave një në tri gra përjetojnë dhunë, informatë mjaft alarmuese, është shprehur Brikena Avdyli.

Koleksioni i veshjeve ka ardhur si bashkëpunim me figura të ndryshme, dizajnet e të cilave marrin emrin sipas tyre dhe pastaj kërkesat për porosi mund të pranohen online përmes ‘Gjirafamall” dhe përmes kontaktit tek fondacioni në rrjetet sociale.

‘Një në tre’

Shitjet e këtyre rrobave, ju ofrojnë mundësi punësimi të gjitha grave që të pavarësohen financiarisht.

Në bisedë e sipër, Brikena Avdyli ka ndarë me audiencën e Radio Dukagjinit njërin prej rrëfimeve të atyre grave që e ka prekur më shumë. Ajo ka përmendur dhunën fizike, duke potencuar një rast kur një grua është përballur me marrjen e parave të saj nga burri gjë që i ka pamundësuar edhe blerjen e qumështit për fëmijën.

Moderatorja e emisonit “Radar” Edita Doli dhe Brikena Avdyli

Pastaj, ka përmendur edhe njërën prej grave të fondacionit që pas luftës i ka rritur fëmijët e saj duke shitur punime punë dore.

Në fund të bisedës, ajo ka shprehur falënderim për bashkëpunimin që ka gjetur nga emisioni “Radar” dhe për përkrahjen e projektit që të sigurojnë sa më shumë vende pune për gratë që kanë nevojë të pavarësohen.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika