Në seancë private vazhdon dëshminë dëshmitarja e 41-të në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Me të fillluar seanca, kryetari i trupit gjykues Charles Smith III kërkoi që të kalohet në sesion privat për të diskutuar për një çështje dhe si e tillë vazhdoi

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitarja e 41-të e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), me kodin W04489, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Me të fillluar seanca, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, kërkoi që të kalohet në sesion privat për të diskutuar për një çështje, dhe si e tillë vazhdoi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, se dëshmitarja e 41-të po e vazhdon dëshminë e saj, është bërë e ditur përmes një njoftimi nga DhSK.

Para se të kalohet në sesion privat, gjyqtari Smith III tha se të gjithë të akuzuarit ishin prezent në sallën e gjykimit përveç Jakup Krasniqit, i cili ishte i pranishëm përmes videolidhjes.

Përveç të akuzuarit Krasniqi, edhe gjyqtari Guenawl Mettraux është duke e ndjekur gjykimin përmes videolidhjes, dhe sipas Smith III, kjo gjë ka ndodhur për shkak të disa problemeve personale të gjyqtarit.

Nën masa mbrojtëse, dëshmitarja e 41-të ka filluar dëshminë e saj më 17 janar 2024.

Në përmbledhjen e lexuar nga prokurori Matt Halling atë ditë, u tha se dëshmitarja është e afërme e një viktime që pretendohet se është vrarë dhe zhdukur nga Drenoci.

“Dëshmitari 04489 është e afërme e një viktime që pretendohet se është vrarë dhe është zhdukur nga Drenoci. Dëshmitari do të përshkruajë veprimtaritë e viktimës së pretenduar përpara se të zhdukej në Drenoc, herën e fundit që dëshmitarja e ka parë dhe përpjekjet e pafundme që ka bërë familja për të zbuluar se çfarë i kishte ndodhur këtij personi”, tha prokurori gjatë leximit të përmbledhjes.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika