Në Shqipëri po qarkullon varianti JN1 i COVID-it, mjekët: Është i ngjashëm me gripin, por më i lehtë

foto ilustruese

Në një situatë epidemiologjike ku qarkullon grip COVID, fruthe e viroza të shumta, virologët thonë se në Shqipëri mund të jetë i pranishëm edhe nënvariant i Omicron-JN1, i cili konsiderohet i rëndësishëm nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Shefi i laboratorit të mikrobiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT), Prof. Andi Koraqi, thotë nga simptomat klinike që shfaq ky nënvariant është i ngjashëm më gripin, ndonëse ka më shumë prirje të prekë sistemin gastrinterit.

“Nisur nga të dhënat referuar edhe vendeve fqinje me ne, mund të ketë hyrë JN1. Patjetër që po. Viruset vazhdojnë të krijojnë mutacione. Mund të ndodhë që të dalë një tjetër që shkakton forma të rënda të sëmundjes”, tha ai./Topchannel

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika