Nenad Rashiq zgjidhet nënkryetar i Kuvendit

Pas një serie të gjatë dështimesh të Listës Serbe për të siguruar postin e nënkryetarit të Kuvendit, Nenad Rashiq nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë është zgjedhur në këtë pozitë.

Në votimin e zhvilluar, Rashiqi mori 71 vota për, 9 kundër dhe 24 abstenime, duke u bërë njëri nga pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.

Ai siguroi mbështetje jo vetëm nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa prej përfaqësuesve të komuniteteve joshumicë joserbe, por edhe nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndërkohë, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës abstenuan, ndërsa Lista Serbe votoi kundër.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika