Nënshkruhet marrëveshja me MCC-në, Kosova përfiton mbi 200 milionë dollarë

Qeveria e Kosovës dhe përfaqësues të Millenium Challenge Corporate (MCC), kanë nënshkruar marrëveshjen për energji, nga e cila Kosova do të përfitojë 236.7 milionë dollarë

Në njoftimin e MCC-së, thuhet se kjo marrëveshje është bërë për ta forcuar sektorin energjetik të Kosovës.

“Sot, MCC dhe Qeveria e Kosovës përmbyllën një javë produktive negociatash për një marrëveshje kompakte të propozuar prej 236.7 milionë dollarësh, e krijuar për të forcuar sektorin energjetik të Kosovës”, thuhet në njoftimin e MCC-së.

Po ashtu, sipas MCC-së, përmes këtij fondi synohet ulja e kostove të energjisë për familjet dhe bizneset.

“Investimet e MCC-së janë krijuar për të forcuar sektorin energjetik duke nxitur një qasje të drejtuar nga tregu për uljen e kostove të energjisë për familjet dhe bizneset, duke inkurajuar efiçencën e energjisë dhe duke zhvilluar burime të reja të prodhimit të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.

Ky program, sipas njoftimit përveç forcimit të sektorit të energjisë, do përmirësojë vendimmarrjen dhe llogaridhënien në Kosovë.

“Programi gjithashtu mbështet përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për të përmirësuar vendimmarrjen dhe llogaridhënien duke rritur aksesin dhe përdorimin e të dhënave gjyqësore, mjedisore dhe të fuqisë punëtore”, thuhet ne njoftimin e MCC-së.

Në ditën e parë të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte  pritur në takim nga kryeshefja e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhej se ky takim shënonte fillimin e negociatave me MCC-në për projektin Kompakt, që, sipas tyre, e kalon shumën e 200 milionë dollarëve e cila u nënshkrua të premten e që parasheh ndërtimin e sistemeve akumuluese të energjisë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika