Nënshkruhet udhëzimi administrativ për dokumentacion shkollor në arsimin parauniversitar

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se gjatë kësaj të hëne është nënshkruar Udhëzimi administrativ Nr. 08/22 për Dokumentacion shkollor në arsimin parauniversitar. Sipas ministres Nagavci, me nënshkrimin e këtij dokumenti "po krijojmë bazën ligjore për digjitalizimin e dokumentacionit pedagogjik"

Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit





Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se të hënën e pesë dhjetorit ka nënshkruar Udhëzimin administrativ Nr. 08/22 për Dokumentacionin shkollor në arsimin parauniversitar.

“Me këtë UA po krijojmë bazën ligjore për digjitalizimin e dokumentacionit pedagogjik”, ka njoftuar ministrja Nagavci.

Nagavci ka shtuar se Udhëzimi administrativ Nr. 08/22 për Dokumentacionin shkollor në arsimin parauniversitar redukton ngarkesën administrative për kujdestarët e klasave, sekretarët e drejtorët e shkollave.

“Kjo do t’i kontribuojë shtyllës së pestë të Strategjisë për arsim në të cilën parashihen investime mbi 51 milionë për 5 vitet e ardhshme”, ka theksuar Nagavci.

Tutje ajo ka njoftuar se ky Udhëzim përcakton dokumentacionin shkollor për arsimin parauniversitar, përmbajtjen dhe formën e tyre, botimin, plotësimin, ruajtjen, gjuhët dhe përgjegjësitë e përdorimit.





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika