Nëntë anëtarë të rinj të KQZ-së betohen para presidentes Osmani

Nëntë anëtarë të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë dhënë sot betimin para presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas njoftimit të Presidencës, anëtarët e rinj, të propozuar nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, u betuan për ushtrimin e detyrës së tyre.

Me këtë rast, presidentja Osmani u uroi suksese anëtarëve të rinj, duke vlerësuar se sistemi zgjedhor i Kosovës ka kontribuar vazhdimisht në forcimin e demokracisë në vend.

Ndërkaq, anëtarët e rinj të KQZ-së u zotuan se do t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ndershme, të paanshme, profesionale dhe me përgjegjësi të lartë.

Të fundit nga rubrika