Nëntë të plagosur në një sulm rus me dronë në Kiev

Një sulm me dronë rusë gjatë natës në Kiev ka plagosur nëntë njerëz dhe ka shkaktuar dëme në ndërtesa në gjithë qytetin, tha të enjten një zyrtar i lartë në kryeqytetin ukrainas.

Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, theksoi se dhjetë zona të qytetit kanë pësuar dëme, dhe se dy ndërtesa banimi u goditën drejtpërdrejt.

Kryeqyteti ukrainas u përball me sulme ajrore nga Rusia për natën e dytë radhazi.

Sulmet e mëparshme kishin si objektiv infrastrukturën energjetike, në atë që zyrtarët ukrainas e përshkruajnë si fushatë të Moskës për ta shkatërruar sistemin energjetik në prag të dimrit. Nuk është e qartë se cilat ishin shënjestrat e sulmit më të fundit.

Të paktën shtatë njerëz – gjashtë prej tyre në Kiev – u vranë në sulmet në gjithë Ukrainën të mërkurën, të cilat gjithashtu shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike, thanë zyrtarët.

Ushtria ukrainase njoftoi se Rusia i lëshoi 130 dronë në sulmet e fundit dhe se 92 prej tyre u rrëzuan.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se kishte goditur infrastrukturën energjetike ukrainase në përgjigje të sulmeve ukrainase ndaj objektivave civile në Rusi. Moska thotë se objektet energjetike ukrainase janë objektiva të ligjshme ushtarake. Të dyja palët mohojnë se synojnë civilët.

Ukraina gjithashtu ka kryer sulme me dronë ndaj Rusisë.

Në sulmet më të fundit të tilla, zyrtarët rusë thanë se një objekt energjetik në rajonin Nizhni Novgorod pësoi dëme të lehta dhe se një ndërmarrje e paidentifikuar ishte përfshirë nga zjarri në rajonin Riazan./RadioEvropaeLirë

Shija e redaktorit

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Të fundit nga rubrika