Nëntë të vdekur nga të shtënat me armë në një shkollë në Austri, përfshirë të dyshuarin

Të paktën tetë njerëz janë vrarë të martën në një sulm me të shtëna me armë në një shkollë në qytetin Graz të Austrisë, ka deklaruar kryetarja e qytetit, Elke Kahr.

Khar ka njoftuar se edhe sulmuesi i dyshuar është vrarë.

Këtë sulm ajo e ka quajtur si “tragjedi të tmerrshme”, ka raportuar agjencia Austria Press.

Forcat Speciale janë dërguar në gjimnazin BORG Dreierschützengasse, pas një telefonate në orën 10:00 të mëngjesit.

Rreth një orë më vonë, policia njoftoi në rrjetin social X se të gjithë janë evakuuar nga shkolla dhe janë dërguar në vend të sigurt.

Policia ka shtuar se situata është “nën kontroll” dhe se nuk ka më rrezik.

Grazi, qyteti i dytë më i madh i Austrisë, ndodhet në juglindje të vendit dhe ka rreth 300,000 banorë.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika