Nesër deklaratat përmbyllëse të krerëve të UÇK-së, Konjufca në Hagë

Kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca, ndodhet në Hagë, ku po merr pjesë në ceremoninë zyrtare të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në këtë qytet për nder të Ditë së Pavarësisë.

Pjesëmarrja e tij vjen në një moment të rëndësishëm, pasi nesër, para Dhomave të Specializuara në Hagë, pritet të paraqiten deklaratat përmbyllëse të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK): Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Gjatë fjalës së tij në Hagë, Konjufca ka konfirmuar se do të marrë pjesë nesër në seancën gjyqësore.

Të fundit nga rubrika