Nesër në Tetovë do të hapet ekspozita “Tingujt Vizuel” e piktores nga Kosova Liridona Gjuka Bogu

Nesër (16 janar) më me fillim nga ora 19:00, në Qendrën e Kulturës “Iljo Anteski-Smok” në Tetovë do të hapet ekspozita personale e piktores nga Kosova Liridona Gjuka Bogu, me titull “Tingujt Vizual” me kurator Hajrush Fazli.

Kjo ekspozitë ofron një kombinim unik të artit vizual dhe ndjesive të tingujve te elementeve figurative për të krijuar një përvojë të veçantë artistike.

Piktorja nga Peja, Liridona Gjuka për Portalb.mk tha se pjesë të ekspozitës do të jenë gjithsej 25 piktura të realizuara në teknikën akril në pëlhurë. Në piktura artistja paraqet portrete, peizazhe dhe kompozicione të cilat kanë ritëm.

“Kjo ekspozitë bashkon perceptimin vizual dhe tingujt e fshehur të pikturës. Jo vetëm që ngacmon imagjinatën e shikuesit, por veprat e saj të nxisin përtej perceptimeve të zakonshme. Përmbyllja e vitit 2024 dhe fillimi i vitit 2025, është me 3 ekspozita personale në Maqedoni. Njëra në Galerinë Nacionale “Qifte Hamam” në Shkup, tjetra në Qendrën e Kulturës në Tetovë, dhe e treta në Institutin Nacional në Galerinë e Arteve në Tetovë”, tha Gjuka.

Ndërkaq më (17 janar) në Galerinë e Arteve në Tetovë, do të hapet ekspozita e dytë e artistes Liridona Gjuka Bogu me titull “Vetëm tani”, ku artistja do të prezantojë 25 piktura të cilat janë të realizuara në teknikën e akrilikut.

Ekspozita është përkrahur nga Ministria e Kulturës së Kosovës, kuratori Hajrush Fazliu ndërsa në menaxhim dhe udhëheqje artistike nga Jasmina Krstovska.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika