Netanyahu akuzon kryeministrin australian për “tradhti ndaj Izraelit” mes tensioneve diplomatike

Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka akuzuar homologun e tij australian Anthony Albanese se ka “tradhtuar Izraelin” dhe “braktisur” komunitetin hebraik të Australisë, në mes të përshkallëzimit të tensioneve mes dy vendeve. Netanyahu tha se historia do ta kujtojë Albanese-n “si një politikan të dobët”.

Përplasja nisi pasi Australia ndaloi hyrjen e deputetit izraelit të ekstremit të djathtë Simcha Rothman, që pritej të fliste në ngjarje të organizuara nga Shoqata Australiane Hebraike. Ministri australian i Imigracionit, Tony Burke, deklaroi se qeveria mori “një qëndrim të ashpër” ndaj personave që përhapin urrejtje.

“Nuk ju duam këtu nëse vini për të përhapur mesazhe përçarëse”, tha ai.

Si kundërpërgjigje, Izraeli revokoi vizat përfaqësuesve australianë në Autoritetin Palestinez. Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, paralajmëroi se çdo kërkesë e ardhshme për viza nga Australia do të shqyrtohet me kujdes, duke akuzuar qeverinë australiane se po nxit antisemitizmin në një kohë kur vendi po përballet me një valë sulmesh kundër hebrenjve.

Ndërkohë, opozita në Izrael kritikoi ashpër Netanyahun. Yair Lapid e quajti retorikën e tij “dhuratë për Albanese-n”, duke theksuar se përballja me Netanyahun e forcon politikisht çdo lider perëndimor.

Pavarësisht ndalimit, AJA konfirmoi se Rothman do të marrë pjesë virtualisht në aktivitet, duke theksuar se komuniteti hebraik në Australi nuk do t’i “nënshtrohet” vendimeve të ministrave Burke e Wong.

Ky episod ndodh vetëm pak javë pasi Australia njoftoi njohjen e shtetit palestinez, duke iu bashkuar Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë. Albanese kishte deklaruar se Netanyahu po “mohonte” pasojat humanitare të luftës në Gaza, ku sipas tij mijëra civilë po humbin jetën për shkak të mungesës së ndihmave.

Reagimi i Netanyahut nuk u kufizua vetëm te Australia. Ai akuzoi edhe liderët britanikë, francezë dhe kanadezë se po mbështesin “vrasësit dhe rrëmbyesit”. Sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza, mbi 62 mijë persona janë vrarë nga fushata ushtarake izraelite që nga 7 tetori, kur Hamasi kreu sulmin në Izrael ku u vranë rreth 1,200 njerëz dhe u morën peng mbi 250 të tjerë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika