Netanyahu e kritikon qëndrimin e Rusisë për Gazën gjatë një bisede me Putinin

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kritikuar Rusinë për qëndrimin e saj në lidhje me luftën në Rripin e Gazës gjatë një bisede telefonike me liderin rus, Vladimir Putin. Netanyahu shprehu pakënaqësinë e tij me qëndrimet e përfaqësuesve rusë në Kombet e Bashkuara dhe forumet ndërkombëtare

Foto arkiv/ Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu flet në një konferencë shtypi në bazën ushtarake Kirya në Tel Aviv, Izrael, më 28 tetor. Abir Sultan/Pool/AFP/Getty Images

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kritikuar Rusinë për qëndrimin e saj në lidhje me luftën në Rripin e Gazës gjatë një bisede telefonike me liderin rus, Vladimir Putin, të dielën, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit.

Zyra e Netanyahut tha në një komunikatë për media se lideri izraelit shprehu pakënaqësinë e tij me qëndrimet që i kanë marrë përfaqësuesit rusë në Kombet e Bashkuara dhe në forumet e tjera ndërkombëtare.

Rusia e mbështeti të premten një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që bënte thirrje për ndaljen e luftës së Izraelit në Gazë, e cila, megjithatë, u bllokua nga Shtetet e Bashkuara që përdorën veto.

Netanyahu, po ashtu, “shprehu kritika të ashpra për bashkëpunimin e rrezikshëm mes Rusisë dhe Iranit”, sipas komunikatës së zyrës së tij.

Izraeli është duke u përballur me kritika dhe thirrje për një armëpushim, sepse i ka vrarë mijëra palestinezë civilë dhe i ka zhvendosur gati 85 për qind të 2.3 milionë banorëve të Gazës brenda territorit të rrethuar, ku, sipas OKB-së, nuk ka mbetur me asnjë vend i sigurt për t’u strehuar.

“Secili vend që do të goditej nga një sulm kriminal e terrorist siç është goditur Izraeli, do të përgjigjej me po të njëjtën forcë që është duke e përdorur Izraeli”, i tha Netanyahu Putinit, sipas njoftimit.

Netanyahu ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e Rusisë për lirimin e izraelitëve me pasaportë ruse të cilët po mbaheshin rob nga Hamasi – grupi radikal palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE.

Rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, u vranë gjatë sulmit të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, ndërsa më shumë se 240 të tjerë u morën peng. Gjatë një armëpushimi të përkohshëm njëjavor u liruan një pjesë e pengjeve në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë.

Megjithatë, besohet se mbi 130 pengje janë duke u mbajtur nga Hamasi në Gazë ende, shkruan REL.

Si përgjigje ndaj atij sulmi, Izraeli po e kryen një luftë shkatërruese nga toka dhe ajri, duke i vrarë mbi 17.400 palestinezë – 70% gra dhe fëmijë – dhe duke i plagosur rreth 46.000, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin palestinez, e cila thotë se shumë njerëz të tjerë kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika