Netanyahu i hapur për ofrimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Fotografi ilustruese nga arkivi

Izraeli nuk e refuzon dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë, tha kryeministri Benjamin Netanyahu, më 1 shkurt, në një intervistë për CNN.

Netanyahu tha se “padyshim është duke e konsideruar ” ofrimin e mbështetjes ushtarake për Kievin.

Ai tha se Izraeli është i gatshëm të dërgojë në Ukrainë sistemin e mbrojtjes kundër raketave, Iron Dome.

Netanyahu, i cili u rikthye në pushtet në shtator të vitit të kaluar, tha gjithashtu se ai do të ishte i gatshëm të vepronte si ndërmjetës në negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës, nëse të dyja palët dhe Shtetet e Bashkuara bien dakord.

Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën një “operacion special ushtarak” për çmilitarizimin e Ukrainës.

Perëndimi iu përgjigj Rusisë me sanksione të ashpra.

Si rezultat i luftës në Ukrainë, mijëra njerëz kanë mbetur të vdekur, ndërkaq miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika