Netanyahu njofton se ka formuar qeverinë e re

Benjamin Netanyahu ka arritur të formojë me sukses një koalicion të ri për të qeverisur Izraelin

Benjamin Netanyahu

Ish-kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka njoftuar se ka arritur të formojë me sukses një koalicion të ri për të qeverisur Izraelin.

Njoftimi i hap rrugë kthimit të tij në pushtet, në cilësinë e kreut të qeverisë më të djathtë në historinë e vendit.

Ky njoftim vjen pas disa javësh negociata të vështira me aleatët e tij.

Netanyahu ka thënë se ai pret të përfundojë marrëveshjen për ndarjen e pushtetit me partnerët e tij, brenda javës së ardhshme.

Edhe nëse do të shënojë sukses në këtë drejtim, Netanyahu pritet të përballet me një detyrë të vështirë në vazhdim, shkruan VOA.

Ai do të kryesojë një koalicion të dominuar nga partnerë të ekstremit të djathtë dhe ultraortodoksë, që mund të izolojnë një pjesë të madhe të publikut izraelit, të ndezin konfliktin me palestinezët, si dhe ta fusin Izraelin në një kurs përplasjeje me aleatët e tij më të afërt.

“Doja t’ju njoftoja se falë mbështetjes së mahnitshme publike që morëm në zgjedhjen kam arritur të formoj një qeveri që do të kujdeset për të gjithë qytetarët e Izraelit”, ka thënë Netanyahu.

Partia e tij konservatore dhe partitë fetare-nacionaliste të afërta me komunitetet ultraortodokse dhe të kolonëve të Bregut Perëndimor fituan një shumicë komode në zgjedhjet e një nëntorit në Izrael – duke fituar një shumicë prej 64 vendesh.

Por formimi i një qeverie u pengua nga mosmarrëveshjet mbi një paketë legjislacioni të propozuar për çështje që variojnë nga autoriteti i planifikimit në Bregun Perëndimor deri te kontrolli ministror mbi policinë.

Netanyahu ka theksuar se ai synon të përfundojë procesin e formimit të qeverisë së tij “sa më shpejt të jetë e mundur javën e ardhshme”.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika