Netanyahu përsërit se nuk ka armëpushim derisa të gjithë pengjet të lirohen

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka refuzuar përsëri çdo armëpushim në Gazë derisa të gjithë pengjet të lirohen. Ai ka mohuar kategorikisht thirrjet për një pushim të luftimeve dhe është i vendosur të vazhdojë sulmet deri në çlirimin e pengjeve

Foto arkiv/ Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu flet në një konferencë shtypi në bazën ushtarake Kirya në Tel Aviv, Izrael, më 28 tetor. Abir Sultan/Pool/AFP/Getty Images

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka përjashtuar edhe një herë çdo lloj armëpushimi në Gaza  derisa të gjithë pengjet të lirohen.

Ai ka refuzuar vazhdimisht thirrjet për një armëpushim, shkruan SkyNews.

“Nuk do të ketë armëpushim pa kthimin e pengjeve tanë, ne ua themi këtë si armiqve, ashtu edhe miqve tanë”, ka thënë ai.

Netanyahu u kishte thënë ekuipazheve ajrore dhe tokësore në bazën e forcave ajrore Ramon në Izraelin jugor, se do të vazhdojnë të luftojnë gjerësa të triumfojnë në këtë luftë izraelitët.

“Ne do të vazhdojmë derisa t’i mundim ata”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika