Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli ka goditur hekurudha dhe ura që, sipas tij, përdoren nga Irani.
Në një mesazh të publikuar në rrjetin X, Netanyahu tha se “dje kemi shkatërruar avionë transportues dhe dhjetëra helikopterë”, ndërsa shtoi se “sot kemi goditur binarët e trenave dhe urat e përdorura nga Garda Revolucionare”.
Ndërkohë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), kanë bërë të ditur se kanë goditur “tetë segmente urash” që, sipas tyre, janë përdorur nga forcat e armatosura iraniane.
Sipas IDF-së, sulmet janë kryer në disa qytete, përfshirë Teheranin, Karaxhin, Tabrizin, Kashanin dhe Qomin.
Këto zhvillime vijnë pasi më herët mediat shtetërore iraniane raportuan se dy persona janë vrarë gjatë një sulmi në një urë në Kashan, vetëm disa orë pasi Izraeli paralajmëroi qytetarët iranianë të mos përdorin trenat “për sigurinë e tyre”.
