Netanyahu: Trump mund ta ndihmojë të normalizojmë marrëdhëniet me vendet tjera arabe

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka vazhduar lavdatat për presidentin amerikan, Donald Trump, pas arritjes së marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.

Netanyahu ka thënë se beson që lidershipi i Trumpit do ta ndihmojë Izraelin të normalizojë marrëdhëniet me më shumë vende arabe, edhe pse këmbëngul se Izraeli do të mbetet “vigjilent” ndaj kërcënimeve të ardhshme, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Kujtojmë se Trump iu bashkua paraardhësit të tij, Joe Biden, në presionin ndaj Izraelit dhe Hamasit për të pranuar një variant të një propozimi për armëpushim të paraqitur për herë të parë në maj 2024.

Propozimi u nënshkrua tre ditë para inaugurimit të dytë të Trumpit më 20 janar.

Të fundit nga rubrika