Nga 1 janari i vitit 2023, OSBE-ja do të kryesohet nga Maqedonia e Veriut

Nga janari i vitit 2023, OSBE-ja është nën kryesimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut pëgjatë 12 muajve më radhë, sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanit

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani

“Duke filluar nga 1 janari, gjatë 12 muajve të ardhshëm Maqedonia e Veriut do të marrë kryesimin e kësaj organizate të jashtëzakonshme, dhe jam i privilegjuar të marr rolin e kryesuesit të OSBE-së me seli në Vjenë”, ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Tutje, Osmani ka treguar se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë(OSBE) ka shtrije në tri kontinente dhe është organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë.

“A e dini se OSBE është organizata më e madhe e sigurisë në botë me 57 shtete që përfaqësojnë 1.3 miliardë njerëz në tri kontinente”, ka thënë Osmani.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila ka selinë e saj në Vjenë, është organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë me 57 shtete pjesëmarrëse. Bashkëpunimi i sigurisë dhe parandalimi i konflikteve janë në qendër të punës së tyre.

Çfarë bën OSBE-ja?

Aktivitetet OSBE-së mbulojnë një gamë të gjerë çështjesh sigurie si p.sh. parandalimin e konflikteve për të nxitur zhvillimin ekonomik, përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Ndër qëllimet kryesore të OSBE-së është krijimi i sigurisë gjithëpërfshirëse, parandalimi dhe menaxhimi i konflikteve, mbrojtja e të drejtave të njeriut, standardet demokratike dhe të sundimit të ligjit, çarmatimi, masat e ndërtimit të besimit dhe lufta kundër terrorizmit.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika