Qeveria e Kosovës ka njoftuar se nga nesër fillon ekzekutimi i shtesave të rritura për fëmijë, në bazë të vendimit për rritje prej 50%.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook.
Sipas tij, rritja do të përfshijë rreth 400 mijë fëmijë, ndërsa shumat që marrin familjet do të rriten ndjeshëm:
-
Familjet me dy fëmijë, nga 40 euro do të marrin 60 euro;
-
Familjet me tre fëmijë, nga 90 euro do të marrin 135 euro;
-
Familjet me katër fëmijë, nga 120 euro do të marrin 180 euro, e kështu me radhë.
“Urime të gjithë fëmijëve! T’i gëzoni me shëndet!”, ka shkruar Kurti në fund të njoftimit.