Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet

Nga dita e nesërme fillon zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet, ka njoftuar zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij, faza e parë e zbatimit do të ketë karakter informues dhe afirmativ. Gjatë kësaj periudhe, vizitorët që hyjnë në Kosovë përmes vendkalimeve kufitare do të pajisen me materiale informuese lidhur me procedurat dhe rregullat specifike që parashihen me këto ligje. Kjo fazë do të zgjasë deri më 15 mars.

Pas përfundimit të kësaj periudhe tranzitore, institucionet kompetente do të fillojnë me zbatimin e plotë të të gjitha procedurave dhe rregullave të përcaktuara me Ligjin për të Huajt dhe Ligjin për Automjetet.

“Nga dita e nesërme fillon zbatimi i ligjit për të huajt dhe ligjit për automjetet. Në fazën e parë të zbatimit, vizitorët që hyjnë në vendkalimet kufitare do të pajisen me material informues rreth procedurave dhe rregullave specifike, dhe kjo periudhë do të zgjasë deri më datën 15 mars. Pas kësaj fillon zbatimi i plotë i procedurave dhe rregullave që parashihen me ligjet e lartëpërmendura. Qeveria e Republikës së Kosovës njofton se kjo periudhë e zbatimit afirmativ duhet të përdoret maksimalisht për të filluar me procesin e integrimit përmbajtësor të sistemit shëndetësor dhe atë të arsimit në gjithë territorin e vendit”, ka shkruar Bislimi.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika