Kryetari i Komunës së Prishtinës ka bërë të ditur se nga nesër hyn në fuqi vendimi për zbatimin e plotë të Rregullores për Rregullimin e Parkingjeve në kryeqytet, pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme.
Në një postim në Facebook, ai njoftoi se shfrytëzimi i parkingjeve publike të menaxhuara nga “Prishtina Parking” do të bëhet me pagesë, sipas tarifave zyrtare.
Çdo parkim pa pagesë do të sanksionohet me gjoba dhe masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin.
Kreu i Prishtinës theksoi se hapësira publike në kryeqytet duhet të shfrytëzohet në mënyrë të barabartë nga të gjithë qytetarët.