Të enjten, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, në bashkëpunim me Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar një aksion kundër korrupsionit, në kuadër të të cilit janë arrestuar shtatë persona.
Ndërkaq, të dielën, Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka vendosur caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji për të gjithë të arrestuarit.
Sipas njoftimit zyrtar, gjyqtari i procedurës paraprake, pas dëgjimit të palëve dhe shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka vlerësuar se kërkesa e Prokurorisë Speciale është e bazuar. Për këtë arsye, është aprovuar masa e paraburgimit njëmujor ndaj të pandehurve N.K., M.B-D., Sh.T., G.L., F.I., J.M. dhe B.D.
Gjykata ka sqaruar se caktimi i kësaj mase është konsideruar i domosdoshëm për të parandaluar pengimin e hetimeve dhe për të siguruar rrjedhën e rregullt të procedurës penale në këtë rast.