Nga presidenti te AKI-ja, “s’la njeri” pa akuzuar për rastin Dehari, Kurteshi ftohet nga Prokuroria Speciale

Sami Kurteshi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, është ftuar nga Prokuroria Speciale, për t'u marrë në pyetje lidhur me deklaratat që ai bëri për rastin e Astrit Deharit

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, është ftuar nga Prokuroria Speciale, për t’u marrë në pyetje lidhur me deklaratat që ai ka bërë në lidhje me rastin e Astrit Deharit.

Kurteshi e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në Facebook, ku ka shprehur shqetësimin e tij për këtë veprim të Prokurorisë.

Ai ngriti pyetje mbi qëllimin e hetimeve: nëse Prokuroria po rifillon një hetim të rastit të Deharit ose nëse po bëhet një përpjekje për të humbur gjurmët e vrasjes së tij.

“Më 16 gusht 2024, me autorizimin e prokurorit special Bekim Kodraliu, kam pranuar thirrje nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda për marrje në pyetje me datë 20 gusht 2024, në lidhje me deklaratat e bëra në konferencën për media me rastin e pensionimit të Afrim Shefkiut, i ngarkuar me rastin e Astrit Deharit, të mbajtur para Prokurorisë Speciale.

Pas marrjes në pyetje të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nga Prokuroria Speciale si dëshmitare për rastin, pas deklarimit publik në rrjetet sociale, në lidhje me rastin A. Dehari, po për deklarimin publik në konferencë për medie për rastin Dehari, më thirr për marrje në pyetje edhe mua!

Kjo sjellje e prokurorisë në thelb nxjerr dy pyetje thelbore:

– A po ri-fillon hetimi i njëmendtë i rastit A. Dehari nga Prokuroria Speciale?

– Apo po bëhet përpjekje e njëmendtë për humbje të gjurmëve të vrasjes së Astritit?

Sidoqoftë, #DrejtësiapërAstritin do të arrijë! Koha vonon, por e drejta nuk shuhet! E drejta domosdo del në shesh!”, ka shkruar Kurteshi në Facebook.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika