Nga Qeveria thuhet se Rashiq ka “ngatërruar” çështjen e Manastirit të Deçanit me vizitën e Patriarkut Porfirije

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas deklaratave të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, lidhur me vendimin për regjistrimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit.

Manxhuka ka theksuar se zbatimi i aktgjykimit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës është bërë vetëm në funksion të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Sipas tij, ajo që ka “ngatërruar” ministri Rashiq është pranimi i kërkesës së tij për vizitën e Porfirije, Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, në Kosovë për Krishtlindjet Ortodokse të vitit 2023.

Manxhuka ka thënë se kjo çështje nuk ka lidhje me vendimin për zbatimin e aktgjykimit për tokën e Manastirit të Deçanit.

Në një postim në Facebook, ai ka shtuar se çështja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 dhe vendosja e tij si kusht gjatë procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës në vitin 2024 është sqaruar qartë në mbledhjen e Qeverisë dhe në konferencën për media të mbajtur në atë kohë.

“Ajo çka ka ngatërruar ministri Nenad Rashiq është pranimi i kërkesës së tij për vizitë të Patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023, siç mund ta shihni në fotografinë më poshtë”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika