Nagavci: Me Qeverinë tonë, rektorin e UP-së do ta zgjedhë merita e tij

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se zgjedhja e Rektorit të ri të UP-së do të jetë plotësisht e drejtë, për misionin dhe historinë që bart ky institucion. Ky mision, sipas saj, nuk është zbatuar asnjëherë deri më tani

Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit





Pas shkarkimit të Naser Sahtit nga pozita e Rektorit të Universitetit të Prishtinës, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci , për zgjedhjen e rektorit të ri të UP-së, ka thënë se me Qeverinë e tyre, atë do ta zgjedhë merita e tij.

“Me Qeverinë tonë, Rektoren ose Rektorin do ta zgjedhë merita e saj apo tij, të cilën, e konfirmojnë rezultatet e monitorimit dhe zgjedhja do të jetë plotësisht e denjë për misionin e sotshëm dhe historinë që bart ky institucion”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

Sipas saj, kjo praktikë nuk është zbatuar asnjëherë deri më sot. “Unë do të sigurohem dhe garantojë që Rektorja/Rektori i ri në kohën time si Ministre do të jetë një zgjedhje objektive e jo i zgjedhur i diskrecionit i konjukturës së vjetër parapolitike e politike, siç ishte në të kaluarën e errët”, ka thënë tutje ajo.

Nagavci ka bërë të ditur se po e themelon për herë të parë një praktikë që do të transformojë rrënjësisht e cilësisht mënyrën e zgjedhjes së Rektores apo Rektorit, e pastaj sipas saj, edhe mbarëvajtjen e punës në Universitetin e Prishtinës.

Ndërsa, për mbështetje në këtë proces, Nagavci ka treguar se i ka dërguar letër zyrtare Ambasadorit të ShBA-së, dhe do t’ua nisë të njëjtën kërkesë ambasadorëve të tjerë të QUINT-it dhe atij të Bashkimit Evropian.

“Dje iu drejtova me një letër zyrtare Ambasadorit të ShBA-së, dhe do t’i drejtojë të njëjtën kërkesë ambasadorëve të tjerë të QUINT-it dhe atij të Bashkimit Evropian, për mbështetje në këtë proces të rëndësishëm, ashtu si edhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm për përmirësimin e performancës në Universitetin e Prishtinës”, ka shkruar ajo.

“Do t’i takojë personalisht akterët ndërkombëtarë në reformat e arsimit të lartë gjithashtu ditëve në vijim për t’iu kërkuar të njëjtën. Të njëjtën do ta bëj edhe me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile që monitorojnë procese të reformave arsimore që të diskutojë me ta dhe t’iu kërkojë përfshirje direkte në këtë proces”.

Ndërkaq, ajo ka premtuar që anëtarët e MAShTI-t në Këshillin Drejtues të UP-së do të jenë të pandikueshëm, profesionist, transparent dhe në koordinim me monitoruesit ndërkombëtarë dhe atyre të organizatave të shoqërisë civile.





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika