Ngrica në mëngjes, temperaturat minimale sot deri në -7°C

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se pas reshjeve rekorde që përfshinë pothuajse të gjithë territorin e vendit, situata meteorologjike është stabilizuar sa i përket reshjeve.

Sipas IHMK-së, dita e martë do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, si pasojë e depërtimit të masave të ftohta ajrore që kanë përfshirë Kosovën.

Temperaturat minimale në mëngjes pritet të zbresin nga -12 deri në -7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të lëvizin nga -2 deri në 2 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.

IHMK paralajmëron se mëngjeset do të jenë shumë të ftohta, me ngrica të theksuara, ndërsa në disa zona mund të ketë edhe mjegull. Si pasojë, këshillohet kujdes i shtuar për pjesëmarrësit në trafik.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika