Ngrihet aktakuzë ndaj mësimdhënësit për nxitjen e përçarjes dhe mos durimit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë ndaj mësimdhënësit M.H. të shkollës “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit. 

Prokuroria në njoftimin për media ka thënë se është vërtetuar se mësimdhënësi me qëllim të nxitjes së urrejtjes dhe përçarjes në ditën e flamurit kombëtar ka përdhosur simbolet kombëtare – flamurin dhe plisin. 

Po ashtu, Prokurori i rastit ka kërkuar nga gjykata që, në përputhje me nenin 62 të KPRK-së, t’i shqiptohet edhe një dënim plotësues ndaj të pandehurit M.H., i cili do të ndalonte ushtrimin e funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, si masë parandaluese për shmangien e përsëritjes së veprave të tilla.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimeve të hetimeve, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ndaj të pandehurit M.H.. Nga provat e siguruara gjatë fazës së hetimeve, dhe pas analizimit të tyre, është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë së i pandehuri M.H., në cilësinë e personit zyrtar (mësimdhënës), me qëllim të nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe mos durimit midis grupeve kombëtare, etnike dhe fetare në Kosovë, i njëjti me rastin e festimit të ditës së flamurit kombëtar, publikisht ka ndërmarr veprime konkrete në drejtim të përdhosjes së simboleve kombëtare shqiptare, më konkretisht flamurit kombëtar dhe plisit, çka me këto veprime ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” nga neni 141 par. 4 lidhur me par. 3 të KPRK-së.

Prokurori i shtetit nga Prokuroria Speciale i ka propozuar gjykatës që pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të njëjtin ta shpallë fajtorë dhe ta dënoj sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Po ashtu, Prokurori i rastit, ka kërkuar nga gjykata që në pajtim me nenin 62 të KPRK-së, ndaj të pandehurit M.H, t’i shqiptohet edhe dënimi plotësues “Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”, vijon njoftimi.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika