Nis festivali “Mitrovica International Jazz Days”

Mbrëmë, më 28 gusht, është bërë hapja e edicionit të festivalit “Mitrovica International Jazz Days”, një ngjarje muzikore e shumëpritur në qytetin e Mitrovicës

“Mitrovica International Jazz Days”

28 gushti ka shënuar hapjen e edicionit të festivalit “Mitrovica International Jazz Days”, një ngjarje muzikore e shumëpritur në qytetin e Mitrovicës.

Ky organizim u bë nga këngëtarja dhe producentja Rona Nishliu, festival ky që rrethonte veten me një atmosferë të magjishme të tingujve të jazz-it.

Në hapjen zyrtare, ishin të pranishëm, kryetari i komunës, Bedri Hamza, nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, kryesuesja e KK-së, Vesa Broja, drejtoresha e DKRS-së, Valdete Idrizi, ambasadori i SHBA-së, Jeffrey M. Hovenier, zv/ambasadori Italian në Kosovë, Ugo Ferrero, përfaqësues të Unionit të Bashkive dhe shumë qytetarë.

Artisti ndërkombëtar, Richard Bona, përcjellë nga një grup muzikantësh të jashtëzakonshëm nga Kosova dhe rajoni, sollën në skenë një përzierje të tingujve të tij me ndjenjën autentike të zhanrit jazz.

Me notat e tij melodike dhe improvizimet e shkëlqyera, Bona bëri që publiku të ndihet pjesë e një përvoje muzikore të jashtëzakonshme.

Kombinimi i artistëve ndërkombëtarë dhe lokalë krijoi një atmosferë të jashtëzakonshme, ku muzika dhe kultura u bashkuan për të krijuar një ngjarje që do të kujtohet për një kohë të gjatë.

Hapja e festivalit “Mitrovica International Jazz Days” u bë një shenjë e fuqishme e potencialit të qytetit për të mbajtur ngjarje të nivelit ndërkombëtar dhe për të promovuar artin dhe kulturën e Kosovës.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika