Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ka nisur nga dita e sotme intervistimi i anëtarëve të Qendrës Komunale të Numërimit dhe Rezultateve (QNR) në Drenas.
Sipas njoftimit, veprimet po ndërmerren lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë numërimit të votave të kandidatëve të subjekteve politike.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se, në koordinim me Policinë e Kosovës, do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe hetimore të nevojshme, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave që lidhen me këtë rast.