Nis lirimi i hapësirave publike në “Pejton”, Rama: Po e pastrojmë kryeqytetin

Lirimin e hapësirave publike në lagjen “Pejton”, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e quajti "një strategji" për të përmirësuar trafikun në kryeqytet

FOTO: KP

Komuna e Prishtinës ka nisur të martën lirimin e hapësirave publike në lagjen “Pejton”, përkatësisht në rrugën “Ukshin Hoti”, duke rrënuar kështu objektet pa leje, që për një kohë të gjatë kanë shfrytëzuar këto hapësira nga bizneset pa leje.

Drejtues të kësaj komune kanë thënë se ky vendim ka për qëllim të bëjë zgjerimin e rrugës në këtë pjesë dhe të shtojë një korsi të re.

Rrënimin e këtyre objekteve, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e quajti si një strategji për të përmirësuar trafikun në kryeqytet.

Ai tha se Prishtina po pëson transformim me pastrimin e objekteve pa leje.

“Kjo është si një pjesë e strategjisë për më përmirësuar trafikun në kryeqytet, pra në këto zona të qendrës. I kemi disa ndërtesa të cilat janë pa leje dhe ato po i heqim, disa ndërtime të vogla duhet më i pastruar për me mundësuar një lëvizje më të mirë dhe më të lirë për qytetarët në Prishtinë. Prishtina ka nevojë të madhe për projekte të madha për punë të mëdha dhe këto jemi duke i bërë, d.m.th. kjo është në vazhdën e punimeve të mëdha që po i bëjmë në transformimin e vazhdueshëm të kryeqytetit. Ideja është që pjesët për këmbësorë të kemi lëvizje të mirë të lehtë”, tha Rama.

Po ashtu, kryetari i Prishtinës tha se asgjë nuk është Prishtina kaotike në aspektin e trafikut sa do të jetë në të ardhmen, nëse nuk ndërmerren masa në pjesët rrugore të kryeqytetit.

Ai, po ashtu, tha se do të krijohet linja rrugore për autobusë, biçikleta dhe trotinete.

“Trafiku nëse ne nuk ndërmarrim masa tash për me krijuar hapësira publikë të mirëfillta për këmbësorë këtu kemi me pas një bllokim total. Ne tash i kemi edhe 30 autobusë të rijnë po e bëjmë edhe linjën të unazës së brendshme kemi me pas autobusë, biçikleta dhe trotinete dhe trafik alternativ përveç makinave. Asgjë nuk është Prishtina kaotike në aspektin e trafikut sa ka me qenë në të ardhmen nëse ne nuk ndërmarrim masa në të ardhmen”, tha Rama për KP.

 

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika