Nis mbledhja e grupit të ngushtë ndërministror pa praninë e KGJK-së e KPK-së

Pas rastit tragjik ku u vra një grua shtatzënë brenda oborrit të QKUK-së, është mbledhur “grupi i ngushtë ndërministror, me qëllim të raportimit për së afërmi me secilin veprim institucional” por pa praninë e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial





Pas vrasjes makabre të shtatzënës në QKUK nga bashkëshorti i saj, të enjten, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbledhur grupin e ngushtë ndërministror, me qëllim të raportimit për së afërmi me secilin veprim institucional.

Ky takim ndonëse ishte raportuar të fillonte në ora 08:30, ka nisur me një orë vonesë.

Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura.

Në këtë takim, siç raporton RTV Dukagjini, nuk kanë qenë prezentë përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

“Këto krime të rënda na bëjnë të kuptojmë që femicidi është i përhapur në shoqërinë tonë. Rastet si ky, na bëjnë të kuptojmë që pavarësisht veprimeve që kemi ndërmarrë, kemi edhe shumë punë për të bërë. Lufta me femicidin mund të jetë e vështirë, por nuk guxojmë të humbim shpresat, por të bashkohemi si institucione dhe si shoqëri për luftimin e femicidit që po merr jetët e grave. Nesër në orën 08 e 30, mblidhet grupi i ngushtë ndërministror me qëllim të raportimit për së afërmi me secilin veprim institucional”, ka reaguar ajo, në Facebook.

Haxhiu u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve të viktimës.

Pas takimit, Haxhiu do të mbajë konferencë për media.

Ajo është shprehur e tronditur nga vrasja mizore e gruas 35-vjeçare, e cila dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj, me të cilin, ishin në procedura të divorcit.

Po ashtu, thuhet se 35-vjeçarja kishte pasur urdhër mbrojtje nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Këtë e bëri të ditur këshilltarja e Albulena Haxhiut në Ministrinë e Drejtësisë, Nazlie Bala.

E pyetur se a është dashur që e ndjera të ketë qenë e mbrojtur në kohën sa ishte në hapësirat e QKUK-së, Bala tha se nuk i di të gjitha detajet e procedurave të mbrojtjes.

“Sipas informacioneve që i kemi, e ndjera ka pasur urdhër mbrojtje nga Gjykata Themelore në Ferizaj”, ka thënë ajo.

Krahas kësaj, Kallxo.com zbulon se i dyshuari kishte aktakuzë për kanosje më 10 gusht të këtij viti, në Gjykatën e Ferizajt.

Shteti dështoi ta mbrojë 35-vjeçaren shtatzënë, gjithçka që dihet për vrasjen në oborrin e QKUK-së





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika