Parakalimi i FSK-së dhe Policisë së Kosovës

Për nder të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, në Prishtinë u mbajt ceremonia e parakalimit të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.

Parakalimi ka nisur nga objekti i Qeverisë së Kosovës dhe do të vazhdojë deri te sheshi “Zahir Pajaziti”.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, familjarë të dëshmorëve e mysafirë tjerë nga rajoni dhe më gjerë.

Në këtë ceremoni, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se këta trima e trimëresha që parakalojnë sot në shesh, janë forca të paqes dhe në mbrojtje të paqes e do të jenë gjithmonë në mbrojtje të Kosovës në çdo cep të saj.

Lexo edhe: Osmani: Kosovës i detyrohemi gjithnjë siç na la amanet kryetrimi ynë, Adem Jashari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në këtë ceremoni ka thurur lavde për investimet e fundit në armatimin e Ushtrisë dhe avancimin e ushtarëve nëpërmjet shkollimit në shkollat më të ndritura ushtarake në botë.

Lexo edhe: Kurti: Ushtria e Kosovës s’ka qenë kurrë më e madhe dhe më e armatosur se sot

Lordi George Robertson, ish-ministër i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, në fjalimin e tij për nder të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, kujtoi angazhimin e tij, së bashku me homologët e tij nga Gjermania, Franca, SHBA-ja për ngjarjet në Kosovë.

“E dinim se diçka duhej të veprua së bashku pavarësisht të rezolutës së Kombeve të Bashkuara, por ne e dinim gjithashtu se mosveprimi ynë do të lejonte që Milloshviqi të vazhdonte edhe më tej spastrimin etnik të shqiptarëve nga vendi i tyre”, ka deklaruar Robertson.

Robertson tha se pas 78 ditë të bombardimeve, u panë rezultatet dhe objektivi i NATO-s u plotësua.

“Ne dinim çfarë duhej të bëhej dhe e bëmë dhe 78 ditë më vonë ne pamë objektivin tonë të plotësuar. Ushtria e Milloshveiqit u largua, NATO-ja hyri dhe refugjatët u kthyen në shtëpi”, tha ai.

Ai mes tjerash u shpreh krenar për atë se çfarë ka bërë atëherë dhe krenar për të sotmen, “në një Kosovë shumetnike, paqësore në zemër të Evropës”.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika