Nis peticioni për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Grupi i qytetarëve “Pro tërheqjes 30 për qind të Trustit” ka nisur peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve që të mundësohet tërheqja e kursimeve nga Trusti

Protesta e qytetarëve për lejimin e tërhqejes së Trustit

Grupi virtual në Facebook, ka njoftuar se e kanë nisur një peticion ku qytetarët mund të nënshkruajnë që të mundësohet tërheqja e kursimeve nga Trusti.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili njëherësh ishte iniciues, për tërheqjen e Trustit, i cili nuk u votua nga Kuvendi i Kosovës.

Ai e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje duke thënë se me qëllim i kanë shtypur kërkesat e qytetarëve.

“Ndonëse Kryeministri Kurti, shfaqi gatishmëri që këtë të drejtë kushtetuese t’ua mohoj deputetëve duke i trajtuar ata si teknokrat apo robot të Albinit, kërkesat e qytetarëve nuk mund të shtypen me arrogancën e numrave të pushtetit. Kush hynë në garë kundër qytetarëve çdo herë do të jetë humbës”, ka thënë Haxhiu.

Ndryshe, me 23 qershor, Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar nismën e Partisë Demokratike të Kosovës, për tërheqjen e kursimeve nga Trusti Pensional.

Me 44 vota për, 57 kundër dhe vetëm një abstenim projektligji për Trustin nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për miratim në lexim të parë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Për këtë temë, u zhvillua debat i gjerë, me akuza e kundërakuza në mes të përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës.

Kategorikisht kundër këtij projektligji është shfaqur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se një veprim i tillë do ta dëmtonte të ardhmen e qytetarëve të Kosovës.

Ndërkaq, deputetët e opozitës, thirreshin në pasojat e krizës ekonomike që ka ndikuar në vend.

Sipas tyre, kërkesa për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, është kërkesë e qytetarëve dhe jo e tyre.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika