Nis seanca ndaj tre të arrestuarve për dyshime të keqpërdorimit të rezervave shtetërore

Pas kërkesës për caktim të paraburgimit, nga ana e Prokurorisë speciale në Gjykatën në Prishtinë, është duke u zhvilluar seanca ndaj tre të arrestuarve për keqpërdorime të rezervave shtetërore

Ka filluar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre të arrestuarve gjatë ditës së djeshme, dy zyrtarëve të MINT-it, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica dhe një biznesmeni, Ridvan Muharremit.

Siç tregon ekipi i RTV Dukagjinit, seanca ka nisur në orën 10:30.

Pas kërkesës për caktim të paraburgimit, nga ana e Prokurorisë speciale në Gjykatën në Prishtinë, është duke u zhvilluar seanca.

Gjatë mëngjesit të së premtes, pas një muaji të përgjimeve që u etiketuan si “afera e vajit dhe e grurit”, Policia e Kosovës kreu bastisje në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe te pronat e biznesmenit Ridvan Muharremi, nën dyshime për keqpërdorime të rezervave shtetërore.

Fillimisht, bastisja u krye te banesa e Ridvan Muharremit dhe te një lokal i tij, ku pastaj i njëjti edhe u shoqërua në polici. Kurse në MINT, u arrestuan dy zyrtarë, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica.

Bastisja e pronave të Muharremit nisi në orën 6:00 të mëngjesit, për të vazhduar më pas në bastisjen e ambienteve të MINT-it në orën 8:00.

Në polici janë shoqëruar drejtori i Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretari Irfan Lipovica.

Gara është shoqëruar në polici nga ambientet e MINT-it.

Disa zyrtarë policorë së bashku më disa dokumente që janë marrë brenda zyrave, janë larguar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Kjo ministri dyshohet se u bastis për shkak të dyshimeve për keqpërdorime të rezervave shtetërore, respektivisht të vajit dhe të grurit.

Gara dhe Lipovica dëgjohen në disa audioincizime të siguruara nga mediumi “Nacionale” duke thënë se vaji i paguar nga shteti i Kosovës nuk ka ardhur nga Polonia në Kosovë.

Arrestimet për rezervat shtetërore – opozita kërkon shkarkimin e Hajdarit, Kurti e mbron

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika