Nis seanca në Hagë me deklaratat përmbyllëse të ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, gjykimi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka arritur në fazën përfundimtare.

Sot para Dhomave të Specializuara në Hagë do të paraqiten deklaratat përmbyllëse në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Seanca e kësaj të mërkure do të përfshijë deklaratat e fundit të palëve: fillimisht qëndrimin e përfaqësuesit të viktimave, më pas kundërpërgjigjet e mbrojtjes dhe, në fund, fjalët përmbyllëse të katërshes së UÇK-së, njofton Dukagjini.

Të pranishëm në Hagë në seancën e fundit janë edhe familjarët e të akuzuarve si dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, që përfaqëson Qeverinë e Kosovës.

Katërshja e UÇK-së thotë sot fjalët përfundimtare në Hagë

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika