Nis takimi i Osmanit me delegacionin nga kongresi amerikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të martën e tetë gushtit një delegacion të kongresit amerikan të kryesuar nga senatori Jack Reed.

Mediat janë lejuar që të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.

Jack Reed, i cili është kryetari i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), është duke zhvilluar vizitë zyrtare në Ballkanin Perëndimor.

Ai, në Kosovë dhe rajon gjendet për t’i parë nga afër zhvillimet e sigurisë e politikës dhe ndikimin e tyre në sigurinë kombëtare në Amerikë.

Senatori do të takohet me diplomatë dhe përfaqësues ushtarakë amerikanë, si dhe do të zhvillojë bisedime me liderë të huaj të rangut të lartë për të diskutuar marrëdhëniet ShBA-Kosovë, situatën e sigurisë dhe marrëdhëniet dypalëshe të Amerikës me partnerët e tjerë në rajon.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika