Nis takimi Kurti-Lajçak, drekës së punës i bashkohet edhe Hovenier

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendësin e tij, Besnik Bislimin, ka pritur në drekë pune të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak

Dreka e punës, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tashmë ka filluar.

Këtij takimi i është bashkuar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Pas vizitës në Kosovë, Lajçak pritet ta vizitojë edhe Serbinë, atje do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vizita e fundit e Lajçakut në Kosovë ishte më 25 janar të këtij viti, kur u takua për një darkë pune me Kurtin dhe Bislimin.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paraprakisht është takuar me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Në mesin e ambasadorëve të pranishëm në takim ishte ai i SHBA-së, Italisë, Francës, Gjermanisë, Greqisë, Finlandës.

Kurti në një deklaratë pas prezantimit të platformës për punësimin e të rinjve, ka theksuar se pas takimit do të tregojnë se cilat janë temat që do të diskutohen.

“E kemi një takim me të gjithë ambasadorët që janë të akredituar këtu në Prishtinë, në orën 11:00”, ka thënë ai.

Një nga temat më të vështira me përfaqësuesit shtetërorë të Kosovës është edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili po kërkohet me ngulm nga ShBA-ja dhe BE-ja.

Në një intervistë emisari amerikan, Gabriel Escobar, tha se Asociacioni do të themelohet përkundër që Kurti kundërshton.

Ai theksoi se Asociacioni vjen nga një marrëveshje ndërkombëtare dhe si e tillë e obligon Kosovën ta respektojë atë.

Ndërkaq, Kurti nuk është shprehur kundër themelimit por me gjashtë kushte.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika