Nis tentativa e tretë për të formuar legjislaturën e nëntë

Ka nisur takimi i deputetëve të rinj për tentativën e tretë për formimin e legjislaturës së nëntë. Fjalën hyrëse e ka pasur deputeti, Avni Dehari. Ai ka bërë të ditur se me vota unanime do të votohet për raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve.

120 deputetë kanë votuar për anëtarët e njëjtë të Komisionit për Verifikimin e Mandateve të Deputetëve. Dhe do të jetë një pauzë 30 minuta për konsultim mes deputetëve dhe ripërpulimin e raportit të punës së këtij komisioni.

Ndryshe, para disa minutash Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se në takimin konsultativ të sotëm është rënë dakord me të gjitha partitë që të votohet unanimisht raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika