Policia e Kosovës ka njoftuar se ushtrimi i përbashkët me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, i planifikuar të zhvillohet sot nga ora 15:00 deri në 21:00, ka nisur tashmë dhe është në fazën fillestare.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e Policisë varësisht nga informacionet dhe skenarët e përgatitur në ushtrim, do të kyçen njësitë policore, duke filluar nga njësitë patrulluese të rendit publik, njësitë e reagimit të shpejtë e deri te njësitë elite speciale të profileve të ndryshme, të cilat do të përdorin mjetet dhe pajisjet e nevojshme logjistike, për veprime policore varësisht nga situata dhe rrethanat e paraqitura, njofton Dukagjini.
“Kërkojmë bashkëpunim dhe mirëkuptim të plotë nga qytetarët e në veçanti nga pjesëmarrësit në trafik, që në këtë kohë të shmangin qarkullimin në zonën përreth Ambasadës Amerikane në Prishtinë – lagjja Arbëria, për shkak të zhvillimit të ushtrimit dhe ndërprerjes së qarkullimit të përkohshëm të disa segmenteve rrugore në atë zonë”,thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës, do të vazhdojë të ju mbajë të informuar mbi rrjedhën e ushtrimit, informacione këto të cilat do të publikohen edhe në faqet zyrtare të PK-së të cilave mund t’iu referoheni: