Nisin hetimet naj Jack Smith, ish-prokurorit të Hagës që ngriti aktakuzën ndaj Thaçit

Jack Smith, Ish-kryeprokuror i Gjykatës Speciale

Zyrtarët amerikanë hapin hetime ndaj ish-këshilltarit special Jack Smith

Zyrtarët federalë amerikanë thonë se kanë hapur një hetim ndaj ish-këshilltarit të posaçëm Jack Smith, i cili drejtoi dy raste penale federale kundër Presidentit Donald Trump përpara se të jepte dorëheqjen nga posti i tij në fillim të këtij viti.

Zyra e Këshillit Special konfirmoi për BBC se një hetim ndaj  Smith është duke u zhvilluar, por nuk pranoi të shtojë detaje të mëtejshme.

Smith u emërua si këshilltar i posaçëm në vitin 2022 për të hetuar keqpërdorimin e dyshuar të dokumenteve të klasifikuara nga Trump dhe përpjekjen e tij të dyshuar për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2020.

Siç raporton BBC, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm nuk ka autoritet për të ngritur padi penale kundër Smith, por mund të fillojë veprime disiplinore ose t’ia referojë gjetjet e saj Departamentit të Drejtësisë.

Jack Smith është gjithashtu edhe prokurori i Pokurorisë Speciale të Hagës që ngriti aktakuzat ndaj krerëve të UÇK-së

Ai kishte qenë prokuror i nivelit të lartë në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së kur mori detyrën si kryeprokuror në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë në shtator 2018 dhe kaloi dy vitet pasuese duke vazhduar hetimin e Thaçit dhe të tjerëve.

Ishte qershori i vitit 2020 kur Thaçi ishte rrugës për në Uashington me ftesë të presidentit Trump për t’u takuar me të dhe presidentin serb Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë në kuadër të dialogut.

E megjithatë, në po të njëjtën kohë, zyra e Smith kishte bërë të ditur se kishte ngritu aktakuzë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika