Nisin hetimet për rastin e gruas pas pamjeve të publikuara me lëndime trupore

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se ka autorizuar Policinë e Kosovës të nis hetimet për rastin e një gruaje A.S, ku sipas pamjeve të publikuar në rrjetin social në “Facebook” ajo është sulmuar fizikisht dhe keqtrajtuar

Prokuroria Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se ka autorizuar Policinë e Kosovës të nis hetimet për rastin e një gruaje A.S, ku sipas pamjeve të publikuar në rrjetin social në “Facebook” ajo është sulmuar fizikisht dhe keqtrajtuar.

Prokuroria ka bërë të ditur se se rasti është inicuar si “Trafikim me njerëz”.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti është inicuar si “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Gjilan në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në mënyrë që të identifikohet/en kryerësi/it e kësaj vepre penale”, thuhet nga Prokuroria në Gjilan.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika