Nitaj: Kemi përcaktuar 80 për qind të listës së kandidatëve për deputetët

Shefi i Shtabit Zgjedhor të AAK-së, Muharrem Nitaj, ka bërë me dije se kjo parti politike ka përcaktuar deri tani 80 për qind të listës së kandidatëve për deputetët.

Nitaj pë rmes një  postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se kjo listë nga radhët e AAK-së është prezantuar në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie.

Ai shtoi se pjesë e kësaj liste do të jenë kryetarët e komunave të udhëhequra nga AAK-ja.

“Ne cilesine e Shefit te Shtabit Zgjedhor te AAK, pata kenaqesine qe ta prezantoj listen e kandidateve te Aleances per zgjedhjet parlamentare shkurt 2025, e cila pothuaj eshte percaktuar ne masen 80 per qind. I plotesuar qe pjese e kesaj liste jane 5 kryetare te jashtezakonshem te komunave qe i udheheq Aleanca, si dhe deputetet me aktive te Aleances te kesaj legjislature ne Kuvendin e Kosoves. Natyrisht edhe shume emra te ri, me te cilet do te njoftohet opinioni publik se shpejti. Qershia mbi torte jane keta te fundit. Suksese ne betejen e radhes, e cila eshte minimalisht detyre patriotike!”, ka shkruar Nitaj.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika