Një 70-vjeçar ka humbur jetën në aksident, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes

Pas konfirmimit të Zëdhënësit të Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë, një 70-vjeçar ka mbetur i vdekur, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes

Ilustrim

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka vënë në pah detaje të reja për aksidentin me fatalitet që ka ndodhur të shtunën, në rrugën Gjilan-Kamenicë, saktësisht në fshatin Ranillug.

Këtë e ka konfirmuar për RTV Dukagjinin, edhe Zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas njoftimit të Policisë, nga ky aksident e ka humbur jetën një 70-vjeçar.

“Deri te aksidenti ka ardhur pasi i dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar automjetin VW kombi, për arsye të pa njohura, del në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe godet veturën Lada Riva, të cilën e drejtonte viktima mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Në këtë aksident, lëndime ka pësuar edhe pasagjeri që ishte me viktimën në veturë.

“Si pasojë e aksidentit, viktima është dërguar në Qendrën emergjente të Gjilanit pa shenja jete, lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjeri mashkull kosovar i cili pas marrjes se tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi”, thuhet më tutje në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës, dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore(IML) për obduksion.

Sipas raportit, i dyshuari pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë në drejtim të pa njohur.

Zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Hashani ka konfirmuar se ende nuk ka detaje të reja për arrestimin e personit të dyshuar.

Sipas Hashanit, në mënyrë intensive po bëhen kërkime për lokalizimin e të dyshuarit dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika