Ish-drejtuesi i Fenerbahçes, Hakan Safi, ka ofruar 1 milion euro për Kombëtaren e Turqisë në rast se fiton ndaj Kosovës dhe siguron kualifikimin në Kupën e Botës.
Oferta e tij është përcjellë në Federatën Turke të Futbollit dhe është pritur pozitivisht, ndërsa Safi ka theksuar se do të vazhdojë të qëndrojë pranë ekipit kombëtar.
Nga ana tjetër, edhe Qeveria e Kosovës ka premtuar 1 milion euro shpërblim për “Dardanët” në rast fitoreje ndaj Turqisë. Ky vendim vjen si pjesë e mbështetjes institucionale për ndeshjen vendimtare.
Ndërkohë, pritet që të hënën të zyrtarizohet edhe vendimi për ndarjen e 500 mijë eurove për përfaqësuesen e Kosovës për fitoren ndaj Sllovakisë në gjysmëfinale të Play-Offit.
Kosova dhe Turqia do të përballen të martën në finalen e Play-Offit, ku fituesi do të sigurojë një vend në Kupën e Botës 2026.