Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (SHKSHMK) ka njoftuar se një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar në majën e Hajlës, përgjatë kreshtës kufitare ndërmjet Republika e Kosovës dhe Mali i Zi, pas raportimeve se një bjeshkatar dyshohet të ketë rrëshqitur dhe të ketë humbur kontaktin me grupin.
Sipas njoftimit, që nga orët e vona të mbrëmjes së kaluar, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës në bashkëpunim me Shërbimi i Shpëtimit Malor të Malit të Zi dhe autoritetet kompetente malazeze, ka nisur një operacion të koordinuar ndërkufitar për gjetjen e personit me inicialet C.F, njofton Dukagjini.
“Sipas informatave fillestare nga terreni, një bjeshkatar me inicialet C.F dyshohet se ka rrëshqitur nga kreshta, duke humbur kontaktin me pjesëtarët e tjerë të grupit. Kushtet e pafavorshme atmosferike, të shoqëruara me reshje bore dhe dukshmëri të kufizuar, janë duke e vështirësuar realizimin e operacionit. Ekipet e kërkim-shpëtimit nga të dyja shtetet janë të angazhuara në mënyrë të koordinuar në operacionin ndërkufitar, me qëllim lokalizimin dhe ofrimin e ndihmës ndaj personit të raportuar”, thuhet në njoftim.