Një person ka rënë në një gropë gjatë punimeve për hapjen e një bunari në fshatin Lypeniq të Pejës.
Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se gropa ka qenë me thellësi të madhe dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në afërsi të varrezave të fshatit.
“Rreth orës 14:30 minuta, Policia është njoftuar nga një qytetar se në fshatin Lybeniq, gjersa kanë qenë duke u zhvilluar punimet për hapjen e një bunari, në afërsi të varrezave të fshatit, ka rënë një person”, ka deklaruar Gashi.
Ai shtoi se ende nuk dihet gjendja shëndetësore e viktimës, pasi personi nuk është nxjerrë nga gropa.