Një ditë brenda burgut të hapur të Smrekonicës

Numër i madh i aktiviteteve e punëve kryhen nga të burgosurit në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë. 120 sa janë brenda duke vuajtur dënimin, 100 prej tyre punojnë rregullisht





Brenda  dyerve të hekurta të burgut thonë se dita zgjat më shumë.

Por, 120 të burgosurit që dënimin e vuajnë në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, kanë gjetur shkas që orët e ditëve të burgut ti shfrytëzojnë duke punuar.

Të rënë ndesh me ligjin për vepra të ndryshme, por të përbashkët e kanë punën që e kryjnë sikur të ishin jashtë.

Kjo është zona e agrokulturës, aktualisht është duke u lavruar toka kultivuese, ku nga rendimentet e dalura nga këtu bëhet furnizimi i kuzhinës së institucionit por edhe qendrave të tjera të SHKK-së.

Kjo sasi e madhe patateve është vetëm një pjesë nga ajo që të burgosurit kanë punuar, për të pasur me çfarë të ushqehen për një kohë të gjatë.

Por përgatitjen e tyre edhe servimin e drekës çdo ditë e bëjnë të burgosur të tjerë.

Rreth 22 prej tyre janë të punësuar në kuzhinë, që kujdesen që asnjë i dënuar e askush nga stafi të mos mbes i uritur.

Pasi kanë përfunduar ndërrimin e paraditës në punët që u ngarkohen, të gjithë në radhë për një, presin të marrin ushqimin.

Pauza që u zgjat një orë përfundon, e të gjithë rikthehen në hapësirat ku punojnë.

Këto të gjitha janë vetura të Shërbimit Korrektues të Kosovës, e secila prej tyre ka nevojë për mjeshtër, ku këta të fundit janë edhe goxha profesionalë.

“Jemi tu e bo ndërrimin e ulës, punojë që një muaj”, është shprehur një nga të burgosurit.

“Me orar e kemi nga ora 9:00, jemi duke e rregullu motorrin që ishte blloku, jemi tu e montu motorrin e ri, shërbimet e tjera i bëjmë si serviset i ndërrojmë, gomat dhe filterat etj”, ka thënë një i burgosur tjetër.

Se janë të aftë për atë që e bëjnë e edhe te disiplinuar e thotë instruktori që i drejton.

“Ka prej tyre që vijnë nga jashtë, që kanë pas servisin e vetë ose kanë punu këtë zanat, por ka edhe të tjerë që zanatin e marrin këtu dhe dalin shumë të kënaqur, janë të sjellshëm, të disiplinuar”, ka thënë Pajtim Dedija, instruktor i Automekanikës.

Pak më tutje, salduesit e Smrekonicës kanë përfunduar disa dollapa, ku njëri prej tyre këtë të marte do të niset për në një stacion policor si donacion nga kjo qendër.

I burgosuri i rradhës është shprehur se, ” Është punë e lehtë, sot kena punu disa meremetime me mbajtëset e luleve, shumë më mirë është kur je i angazhuar në punë sesa me qëndru gjithë kohën vetëm brenda mbyllur”.

Nga 120 që janë brenda, 100 prej këtyre të dënuarve  janë të  punësuar brenda burgut.

“Ekipi multiprofesional, bën vlerësimin e tyre edhe shpërndarjen e tyre sipas rrezikshmërisë, edhe profesionit që kanë. Paraprakisht e marrim parasysh profesionin e tyre, të kalumën e tyre cka kanë punu në jetë private edhe i sistemojmë”, ka thënë Agron Thaqi, mbikqyrës i lartë i sigurisë.

E burgu i hapur i Smrekonicës, që është i vetmi i këtij lloji në Kosovë përveç aktiviteteve të punës, numëron edhe një sërë aktivitetesh të tjera.

“Egziston një objekt i vecantë, ku bëhen aktivitetet rehabilituese, për të dënuarit, kemi sallën për lojërat e shahut, pastaj e kemi sallën e fitnesit, kemi bibliotekën, kemi edhe sallën e takimeve ku trajnohen të dënuarit”, ka thënë Sokol Rexha, zyrtar i lartë i njësisë ekonomike.

Madje, të dënuarve që kanë sjellje të mira dhe i plotësojnë kushtet e caktuar, u takon edhe pushimi i vikendit.

I tillë është edhe një rast kur  dy të dënuar kanë marrë gjësendet e tyre, dhe dy ditët e ardhshme do ti kalojnë në shtëpi.

 





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika