Një ditë para përvjetorit të sulmit në Banjskë, kryeterroristi Milan Radoiçiq shfaqet në Kosjeriq – kërkohet sqarim nga Vuçiqi?

Vetëm një ditë para përvjetorit të sulmit të armatosur në fshatin Banjskë, që u cilësua si akt terrorist dhe tronditi rajonin më 24 shtator 2023, njeriu që mori përgjegjësinë për organizimin e atij sulmi, Milan Radoiçiq, u shfaq publikisht në qytetin e vogël Kosjeriq të Serbisë, i shoqëruar nga një kolonë automjetesh të zeza dhe përfaqësues lokalë të pushtetit.

Ky veprim provokues sipas, ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e qytetarëve, por mbi të gjitha për mesazhin politik që dërgon: një person nën sanksione ndërkombëtare, i kërkuar nga Interpoli dhe i lidhur me disa prej ngjarjeve më të rënda në historinë e fundit të rajonit, ecën lirshëm në Serbi, nën mbrojtjen e strukturave të pushtetit lokal.

Në një tekst autorial në portalin Nova, gazetarja Jelena Jelovac ka kërkuar publikisht sqarime ë menjëhershme tnga presidenti serb Aleksandar Vuçiq rreth prezencës së Radoiciqit dhe frikësimit që ai ia ka bërë banorëve atje.

“Regjimi i udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiç duhet të shpjegojë qartë se me urdhër të kujt Milan Radoiçiq u shfaq në Kosjeriq. Kush e lejoi këtë lëvizje dhe çfarë mesazhi synon të dërgojë para opinionit publik, jo vetëm në Serbi, por edhe në Kosovë dhe ndërkombëtarisht?”

Sipas dëshmive të banorëve lokalë dhe nismave opozitare në Kosjeriq, Radoiçiq ka lëvizur nëpër kafene dhe ambiente publike i shoqëruar nga kryetari i komunës dhe zyrtarë të tjerë lokalë, duke fyer dhe kërcënuar qytetarë që më parë kishin marrë pjesë në protesta kundër pushtetit. Ai madje ka përmendur edhe “vizita në shtëpi”, duke lënë të kuptohet se mbështetësit e tij posedojnë të dhëna për kundërshtarët politikë.

“U shfaq me roje dhe zyrtarë, u ul nëpër lokale dhe filloi të bënte presion mbi qytetarët. U dëgjuan ofendime, kërcënime dhe madje përmendje të ‘vizitave në shtëpi’ për ata që kundërshtojnë regjimin,” thuhet në deklaratën e nismës qytetare.

Përkundër pranisë publike të një personi që është në kërkim ndërkombëtar, asnjë institucion serb nuk ka reaguar, ndërkohë që kryetari i komunës, i cili shoqëroi Radoiçiqin, nuk ka dhënë asnjë përgjigje për arsyen e vizitës dhe aktivitetet e tij në qytet.

Ky incident ndodhi në 23 shtator 2025, një ditë para përvjetorit të ngjarjes në Banjskë – sulmit më të rëndë ndaj institucioneve të Kosovës në dekadën e fundit, për të cilin vetë Radoiçiq kishte marrë përgjegjësinë publike duke pretenduar se “kishte vepruar pa dijeninë e Beogradit”.

Rikujtojmë se Radoiçiq ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe pas sulmit në Banjskë, por vazhdon të jetë i lirë dhe aktiv në territorin e Serbisë — pavarësisht urdhër-arresteve ndërkombëtare dhe lidhjeve të tij të dokumentuara me rrjete kriminale dhe akuza të rënda për krime të luftës.

Burimi

Predsedniče, šta radi Milan Radoičić u Kosjeriću na godišnjicu Banjske

Të fundit nga rubrika