Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Loxhë të Pejës, ku janë përfshirë dy vetura.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona ku njëra nuk ka arritur t’ju mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 07:50 Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Loxhë të Pejës, ku të përfshira janë dy vetura dhe si pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, janë edhe dy persona të lënduar, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se njëra nga të aksidentuarat nuk ka mundur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë,” u shpreh Rugova.
